• I keshillueshem ne rastet e anemise

  • Qipro

  • Snowalker

    per-shendetin-e-lekures-se-fytyres-tuaj

  • Howling

    Qumeshti i gjirit ben mrekullira

  • Sunbathing

    Bollguri

10/05/2015

Kura popullore per prostaten

Prostata është një gjëndër që duhet të kontrollohet periodikisht nga meshkujt, sidomos nga mosha 40 vjeç e lart.


Për disa, shqetesimi  i prostatës është një gje e sikleteshme dhe forme turpi  , aq shumë sa  që ndonjëherë simptomat e  problemet lihen  pas dore,
por  duhet të jemi të kujdesshëm, gjëndra e  prostatës nuk është thjesht një pjesë e aparatit seksual, por ajo sjell dhe shtypje te  traktit urinar.
Ne  të cilen nje funksionim i sakte i saje   është vendimtar për jetën e çdo mashkulli .
 Megjithatë, ekzistojnë kurat popullore natyrore te cilat mund të ndihmojnë per  problemet e ndryshme të prostatës.

Problemet dhe shqetesimet  e prostatës shfaqen ne forma te ndryshme , ndoshta si vështirësi në urinim, hypertrophy, prostatitis, rritje dhe zmadhim te saje ,apo edhe si tumore.

Këshillat qe do të jepen më poshtë mund te ju  vijnë në ndihmë ne lehtesimin e dhimbjeve   por nuk duhet të merren si e vetmja zgjidhje nëpërmjet një  vetë  autodiagnostikimi:
 Roli i andrologut - dhe në rastet më të këqija onkologjistit - është vendimtar.

Shqetesimet dhe shkaqet me te shpeshta qe verehen  mund të varen nga faktorë të ndryshëm, të tilla si shumë e shumë orë në ditë duke praktikuar sporte të caktuara  si çiklizmi pershembull, temperaturat e larta te ambientit , pantallonat shumë të shtrënguara në bigëzim,qendrimi i ulur per një kohë të gjatë etj.

 Gjithashtu nje ndikim negativ mund te vije si rrjelloje e  zakoneve dhe veseve  te te ushqyerit   të tilla si konsumi i tepërt i alkoolit apo ushqimet qe jane pikante.

Simptomat e problemet e prostatës mund të shfaqen ne moshe te rritur  te cilat fillojne me dhimbje në zonën e perineut vështirësi ne  urinim, dhe pastaj me rritje te temperatures si dhe  ethe, të dridhura, dhimbje ne pjesen lombare  mbrapa shpines poshte , gjak në urinë dhe në rastet më të këqija edhe impotencë seksuale.


Për këtë ka shumë kura popullore që mund të ndihmojne shqetesimet e para ,sigurisht duke u justifikuar me tej  me nevojen e shoqerimit tek mjeku perkates ( andrologu) per nje verifikim dhe vizite sigurie.

.. Në përgjithësi, te semuret duhet te  kufizojnë konsumin e mishit dhe  të shmangin perdorimin e alkoolit. Ushqimi me i mire ne kete rast  konsiderohet peshku, llojet e peshkut që përmbajnë omega 3 në veçanti.  ushqimet që mund të veprojnë si një ilaç natyral për problemet e prostatës.jane 
domatja  dhe misri

Fara kungulli

Farat e kungullit janë një kurë popullore për patologjite me pak te renda  të prostatës , për shkak se ata janë diuretike (  te tretshem ) dhe kane ne permbajtje te tyre  zink. Ju mund ti konsumoni ato ashtu sic jane te  thata, ndoshta gjatë jetës normale të përditshme, gjatë një filmi në vend të kokoshkave, ose me anen e  një infuzioni (caji) te farave te grimcuara dhe të përziera në ujë të vluar.

Misër

Misri si ilaç në popullor ne kushtet e shtëpise  për  prostatën duhet të përdoret i  freskët, i zier ne ujë të valuar si një çaj, dhe i pjekur për rreth dhjetë minuta.Personat qe vuajne nga kjo semundje  mund të konsumojnë deri në tre gota në javë.

Soja

Soja është e mirë dhe e shëndetshme,dhe  mund të ndihmojë per të luftuar simptomat e problemeve të prostatës në fazën e tyre të parë, sepse ajo përmban fitoestrogjen dhe mund të reduktojë prodhimin e testosteronit.

Domatja

Për të parandaluar kancerin e prostatës  rekomandohet futja e domates në dietë, sepse ato përmbajnë një antioxidant te fuqishem, lycopenin.

Fara e shalqirit

Shalqiri, sic e dini, ka një efekt të fortë diuretik, por edhe fara e tij ,duke u perdorur ne forme  infuzioni,ose caji  mund të jetë një ilaç i dobishem natyror.Ju mjafton  vetëm ti vendosni ne uje qe te vlojne  ,me pas te kullohet dhe pihet . Kujdes sasinë:  te semuret duhet të pine një litër nga kjo pergatitje , për një periudhë prej dhjetë ditësh.

Hithra

Një tjetër  menyre dhe pikerisht eshte ajo e infuzit te hithres (pra duke e lene hithren ne uje te nxehte per 10 minuta dhe me pas duke e filtruar) eshte ideale për të luftuar problemet e prostatës . Por sasia  e rekomanduar ndryshon nga personi në person dhe në bazë të problemeve të tyre, kështu që është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj para se ta merni atë.



Tags:

Regjistrohu

Regjistrohu per te rejat e fundit nepermjet email

© 2013 Kura popullore. All rights reserved.
Designed by SpicyTricks - Shared by Namcolians