• I keshillueshem ne rastet e anemise

  • Qipro

  • Snowalker

    per-shendetin-e-lekures-se-fytyres-tuaj

  • Howling

    Qumeshti i gjirit ben mrekullira

  • Sunbathing

    Bollguri

2/27/2015

Lumturia ne koke

Floket jane pasqyra e shendetit tone ,si ajo fizike ashtu dhe ajo mentale.
Ja pra se si mund ti kurojme ato me mire ,dhe me ndonje trajtim natyral.

Ashtu si gjethet e pemes kur lulezojne deshmojne shendetin e saje  ,ashtu dhe floket  tregojne gjendjen ,mirqenien dhe anen shpirterore te nje personi.
Kur ne jemi mire dhe ndihemi mire ,floket jane te forte e te shndritshem;
nese kalojme nje periudhe te debolt ,shfaqen te shuar dhe te privuar nga tonifikimi. Dhe gjendja jone shpirterore reflektohet mbi floke. 

Ato terheqin forzen e tyre jo vetem nga substancat ushqyese qe merren me ane te ushqimit ,ose qe vijne nga aplikimi i produkteve specifike mbi floke , por ato ushqehen dhe marrin force dhe nga gjendja jone shpirterore ,pra kur ndjehemi te gezuar e te kenaqur .

Keshtu pra per te miren e tyre kryhen kura natyrale trajtime kozmetike, si dhe norma dietash te te ushqyerit.

Ushqimet e shendetit

Kura e flokeve fillon ne tavolinat tona ,nje menyre e te ushqyerit korrekt siguron sjelljen e vlerave ushqyese te nevojshme per te garantuar integritetin e flokeve .Dhe ne te kundert te ushqehesh ne menyre jo te rregullt dhe te egzagjerohet vecanerisht me alkolin ,kafeinen,si dhe ilace te teperta ,kane nje efekt negativ .Dhe kjo ndodh vecanerisht me floket e holle ,te thate ,e te vyshkur  me zbokth si dhe ne rastin kur ato bien .egzistojne ushqime qe me teper nga te tjerat bashkpunojne ne shendetin e tyre te mire.

Maja e birres,veza,qumeshti,peshku,mishi,zarzavatet,perimet me gjethe jeshile,frutat e verdha,dhe portokallet ,karrotat,kajsite,kungujt,dhe hurmat.

Nje mirembajtje e mire. 

Floket duhen mbajtur paster ,sepse pluhuri dhe djersa mbysin rrenjen e flokut ,keshtu  pra le ti themi po shampos ne te gjithe ditet e javes ,por me ndonje mase paraprake.Do te ishte me mire sikur te zgjidhnit nje produkt (shampo) qe nuk shkumbezon shume ,per shembull vaj lares qe shkrin pisllekun lehte ,dhe jo ne menyre agresive ,shampoja duhet shkrire gjithmone perpara me pak uje ,duke e shperndare me kujdes ne te gjithe perimetrin e kokes duke i masazhuar me majat e gishterinjeve ,dhe me pas duke i shplare me uje te bollshem e te vaket.
Nese keni probleme te renies se flokeve eshte i nevojshem vaji esencial i rozmarines ose i sherebeles i cili mund te perzihet me pak shampo (vaj lares) ,dhe nese  rrenja e flokut eshte e trashe ,ideale ne kete rast eshte vaji esencial i limonit.
Dhe me ne fund kujdes te vecante duhet treguar tek floket kur thahen ,nuk duhet te thahen me temperature  te nxehte

Perzierje e gjitha natyrale


Per ti dhene ushqim flokeve ju ofrojme disa receta e menyra te marra nga recetat tradicionale nga  bota.
Avokado per ushqimin e flokeve:
fruloni pak tul avokadoje ne frulator dhe ne te shtoni nje luge kafeje mjalte .aplikojeni ne floke te lagur ,mbulojeni me nje shami ose kapuc pambuku dhe lereni te veproje nje gjysem ore ,ne fund shplajini dhe kryeni procesin e larjes me shampo.

Perdorni veze nese ato jane te shuar dhe te fikur 
Rihni dy te verdha vezesh me 3 luge kafeje uje te ngrohte ,aplikojeni mbi floke ,,lereni te veproje 15-20 minuta ,shplajini dhe kryeni procesin e larjes me shampo.

Argjila per ti dhene volum:
Perzieni 4 luge kafeje vaj jojoba me nje luge vaj kokoje (koko).Shtoni 2 luge kafeje argjile te bardhe si dhe gjysem tasi te vogel me uje te vaket,perzieni mire .Aplikoni masen e krijuar pas shampos,ne vend te balsamit ,me pas shplajini.













Tags:

Regjistrohu

Regjistrohu per te rejat e fundit nepermjet email

© 2013 Kura popullore. All rights reserved.
Designed by SpicyTricks - Shared by Namcolians