• I keshillueshem ne rastet e anemise

  • Qipro

  • Snowalker

    per-shendetin-e-lekures-se-fytyres-tuaj

  • Howling

    Qumeshti i gjirit ben mrekullira

  • Sunbathing

    Bollguri

10/29/2014

Dieta mediterrane dobesuese prej 1200 kcal: ja si ta bejme ate

Dieta mesdhetare konsiderohet sot si një nga   dietat  më të plota e cila nuk shkakton dëme për shëndetin,


 ka ne fakt  meritën e madhe për të qenë  vërtetë e  shëndetshme. Ajo mund të ndiqet nga të gjithë ata që jane  në gjendje të mirë shëndetësore dhe është rekomanduar për humbjen e peshës.


Dieta e re mesdhetare ofron rreth 1200 kcal  (kilo kalori) në ditë dhe ju lejon të humbni deri në dy kile peshë në vetëm një javë. Ofron nje shumellojshmeri ushqimesh   të rekomanduara dhe mund të kujdeset për të gjitha shijet, duke e konsideruar ate si nje diete te  vërtetë, sepse ne përdorimin e saj  më së shumti ofrohen ushqime me permbajtje të ulët-yndyrore ose ushqime me yndyrna të pangopura, të cilat   nuk  lejojne rritjen e  nivelit te kolesterolit të keq, LDL.

Kjo dietë në fakt rekomandohet edhe për personat që vuajnë nga kolesteroli i lartë, edhe pse ajo ka shume vlera ushqyese dhe  pse ajo ka një konsum të ulët të kalorive në ditë mund të të ofrojë gjithçka që është e nevojshme për të ruajtur shëndetin e mirë. Ajo  është mjaft e thjeshtë për tu ndjekur, dhe për tu futur në ushqimet tona, të tilla si perimet e freskëta, vezët, peshku, buka, makaronat, orizi, djathi si dhe shume produkte te tjera.

Gjëja e rëndësishme qe duhet konsideruar eshtë, humbja e peshes, duke i kushtuar vëmendje  dozës dhe mënyres  se gatimit; duke eliminuar procesin e skuqjes tiganisjes dhe futjen e përdorimit te vajit te ullirit ekstra të virgjer.

Këtu po paraqesim një  menu javore Mesdhetare per humbjen e peshes , si dhe udhëzimet  që duhen  ndjekur çdo ditë.

Mëngjesi: një filxhan çaj pa sheqer,ose një filxhan çaj qumesht te skremuar domethene me pak yndyrë , dy feta biskota, një lugë çaji djathë i kremuar ;

paradite:  lëng agrumesh ose frutash të sezonit;

mbasditja (ose ndryshe sic quhet  zemra):  fruta sezonale ose një sallatë frutash te sheqerosura të përziera.

Këtu ne kemi rekomanduar dieten nga e hëna deri të dielën.

E hënë

Dreka: 60 deri 70 gram makarona me brokoli të zier dhe te skuqura me hudhër, vaj ulliri ekstra i virgjër, tre bajame te copëtuara, piper i kuq dhe ereza për shije.
Darka: supë perimesh me, dy vezë të skuqura 

E martë

Dreka: pilaf me lëng pule e aromatizuar me salcë me piper te zi apo erëza të tjera për shije, brinjë të ziera dhe të pjekura ,ose peshk merluc  me salce domatesh te skuqura .
Darka: thjerrëza në një tigan, brokoli  dhe lulelakër te ziera e te perziera  me vaj ulliri dhe erëza për shije.

E mërkurë

Dreka: zarzavate sezonale dhe spinaq te kaverdisura  me erëza për shije, si dhe feta viçi me rozmarinë.
Darka: supë perimesh me miell ,dy Brusketa me domate dhe rigon, perime te ziera.

E enjte

Dreka:perzierje perimesh me mish te kuq , një tas me supë me  elb dhe perime.
Darka: supë perimesh , 120 gram gjeldeti  i pjekur në sgarë  , sallatë e përzier me një spërkatje farash te grimcuara te kungullit.

E premte

Dreka: sallate çikoresh, 60 ose 70 gram makarona me salcë perimesh dhe ullinj.
Darka: Troftë e pjekur me patate, perime të përziera te ziera me avull.

E shtunë

Dreka: sallatë e perziere, dy vezë Omelet me një spërkatje të djathit si dhe dy feta buke te thekura .
Darka: pure perimesh sezonale dhe 130 gram tavë pule me patate.

E diel

Dreka: 60 ose 70 gram makarona ,Sallate me lulelakër te ziere me avull , si dhe nje sallatë te perzier  për të përfunduar.
Darka: 70 ose 80 gram  proshutë ose mish lope i tharë me limon,  dhe sallatë  spinaqi  me një sasi te vogël te farave te susamit.




Tags:

Regjistrohu

Regjistrohu per te rejat e fundit nepermjet email

© 2013 Kura popullore. All rights reserved.
Designed by SpicyTricks - Shared by Namcolians