• I keshillueshem ne rastet e anemise

  • Qipro

  • Snowalker

    per-shendetin-e-lekures-se-fytyres-tuaj

  • Howling

    Qumeshti i gjirit ben mrekullira

  • Sunbathing

    Bollguri

10/14/2014

Ankthi :mjekimet popullore e alternative

Çfarë është ankthi? 


Edhe pse duket se  është me se normale që të ndiheni të shqetësuar shpesh here , veçanërisht për shkak të jetës se stresuar te perditeshme , ju ndonjëherë  mund të përjetoni momente ankthi per shkakun dhe arsyen e problemeve te veçanta. Nëse ky ankth dhe stres  vazhdon te mos  trajtohet, mund të ndikojë fuqishëm  dhe në jetën e njerëzve, sepse problemi bëhet kronik. Simptomat e ankthit të përgjithësuara mund të jenë të shumta, por ne veçantti, jane ato si tensioni i fortë, nervozizmi, padurimi, ose përqendrimi i dobët.


 Cilat janë bimet nga mjeksia popullore për ankthin?

Lule sahati


bima medicinale e lule sahatit është përdorur gjithmonë si një ilaç natyral për të luftuar ankthin dhe pagjumësine, ajo nuk duhet të merret bashke me qetësues te tjere .dhe nese po kjo behet vetem atehere nese eshte   nën mbikëqyrjen mjekësore sepse ajo mund të rrisë efektin e barnave të caktuara  ,të tilla si ato qe perdoren per shqetësimet e gjumit e tensionit.

Aktivitet sportive dhe  masazhi.

Format terapeutike   të tilla si masazhi  relaksues , dhe aktivitetet sportive janë përdorur gjerësisht për të ulur tensionin e muskujve, lehtësimin e stresit dhe për të përmirësuar gjumin.Vrapimi është një ilaç i vërtetë  natyral për ankthin.

Aktiviti   relaksues  dhe meditimo...... Mendje /  e Trup

  Ushtrimet e meditimit / frymemarrja dhe aktivitetet qe perfshijne si mendjen ashtu dhe trupin  të tilla si yoga, tai chi, dhe auto-hipnoza janë disa nga teknikat më të mira për të reduktuar ndjeshëm ankthin. Ato konsiderohen dhe  janë nje pushim i vërtetë nga rutina e përditshme për mendjet tona.

Valeriana


Valeriana (Valeriana officinalis) është e njohur  si një bime mjeksore për pagjumësine, por gjithashtu është përdorur edhe në pacientët me ankth , por mbështetja kundrejt ankthit është e kufizuar. Valeriana zakonisht merret një orë para gjumit. Duhen te pakten  dy ose tre javë për të ndjejnë efektin e duhur dhe nuk duhet të përdoret për më shumë se tre muaj.Nese ndiheni nervoz keshillohet te pihet caji i valerianes  nje gote para gjumit

Aromaterapia

Aromatherapia është një degë e mjekësisë bimore që përdor vetite e shërimit me ane  te vajrave esenciale të bimëve dhe luleve. Përdorimi i vajrave esenciale bimore daton që nga kohët e lashta në Egjipt, Itali, Indi dhe Kinë.  Vajrat esenciale të bimëve mund të përdoren për banjot, dhe per  masazhet me keto vajra .
Vajra esenciale që janë përdorur për ankthin dhe tensionin nervor janë: bergamot, selvi, barbarozë, jasemini, livando, Melissa. Livando është më e zakonshmja dhe përbën bazën e shumë përzierjeve që mund të ketë një relaksim më të madh.





Tags:

Regjistrohu

Regjistrohu per te rejat e fundit nepermjet email

© 2013 Kura popullore. All rights reserved.
Designed by SpicyTricks - Shared by Namcolians