• I keshillueshem ne rastet e anemise

  • Qipro

  • Snowalker

    per-shendetin-e-lekures-se-fytyres-tuaj

  • Howling

    Qumeshti i gjirit ben mrekullira

  • Sunbathing

    Bollguri

9/12/2014

Mjalti i paperpunuar alternative natyrale kundra baktereve super rrezistente

Nga mjalti  i  papërpunuar mund të lind një shpresë e re për të luftuar  bakteret super-rezistente 


 Ato baktere që nuk janë më të shkatërrueshme nga antibiotikët e  përgjithshem. 

Tani fokusi i shkencës kthehet nga  mjalta e papërpunuar si  dhe rreth 13 llojeve te mikroorganizmave, dhe disa baktereve vërtetë të mira që ajo  përmban. Ndoshta ky lloj i mikrobeve të mund të përdoret si një alternativë për antibiotikët në luftë kundër baktereve super rezistente. 


Hulumtimi në fjalë është kryer në Suedi, nga ekspertët e Universitetit te Lundit. Studiuesit i referohen në veçanti baktereve super-rezistente të  MRSA dhe  Staphylococcus -rezistente ndaj methicillines
Mikroorganizmat qe permban mjalti mbeten aktive dhe luajne nje rol  dezinfektues.


Të njëjtat baktere të mira, megjithatë, nuk jane te   pranishme në mjaltin e perpunuar qe  shitet në supermarkete, pasi ky produkt  i është nënshtruar proceseve industriale të afta që të shkatërrojne këto karakteristika.
Mjalti  i papërpunuar mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të baktereve super-rezistente si në vendet e industrializuara dhe në vendet në zhvillim ku ky ushqim është lehtësisht në dispozicion

Aplikimi i mjaltit në lëkurë, si një dezinfektues perdoret prej shekujsh , por megjithate shkenca akoma  nuk ka testuar ende efektivitetin e mjaltit të papërpunuar mbi plagët e njeriut.

 Sipas ekspertëve, mjalti i papërpunuar, eshte një ushqim i gjallë, nëse përdoret si dezinfektues, mund të jetë efektiv kundër një spektri të gjerë  bakteresh. 


Tags:

Regjistrohu

Regjistrohu per te rejat e fundit nepermjet email

© 2013 Kura popullore. All rights reserved.
Designed by SpicyTricks - Shared by Namcolians