• I keshillueshem ne rastet e anemise

  • Qipro

  • Snowalker

    per-shendetin-e-lekures-se-fytyres-tuaj

  • Howling

    Qumeshti i gjirit ben mrekullira

  • Sunbathing

    Bollguri

9/17/2014

Bej vete:heqja e njollave me produkte natyrale

Eleminimi i menjehershem i njollave mbi rroba me produkte natyrale mund te jete nje ndihme e madhe per zgjidhjen e problemit 

Njohja e zgjidhjeve  te menjehereshme për eliminimin e njollave dhe  ​​më të thella me të vërtetë mund të shpëtojë jetën tuaj, ose të paktën reputacionin tuaj. Jo  gjithmonë eshte e mundur qe të ndryshojme veshjen  tone dhe madje edhe në qoftë se kjo do te ishte e mundur duhet te kerkojme te shpetojme veshjet tona me cdo kusht , do të ishte e këshillueshme që të veproni shpejt për të parandaluar njollën, në mënyrë që te mos  depërtojë thellë në te, duke e bërë heqjen e saje te vështirë.


Këtu po paraqesim një listë  të vlefshme, e cila mund tju ndihmoje ne zgjidhjen e problemit

Vaj ose yndyre

: Ju mund te perdorni  një sasi të vogël të pudres talk duke e hedhur mbi  njollë dhe duke e lene te veproje  për disa minuta. Fuqia e forte e absorbimit te pluhurit do të thithe  substancën e vajit, duke e hequr atë nga rrobat.Eshte e rendesishme ama te veprohet shpejt qe njolla te mos thahet.Per te evituar qe rrobat te mos mbeten me pluhur duhet te lagim nje cope lecke me uje te paster duke e kaluar persiper dhe duke e ferkuar deri ne pastrim te plote .

Kafeja:

 Hidhni menjëherë në zonën e ndotur me kafe  një sasi të vogël të ujit të valuar (nxehte) duke e tamponuar me nje sfungjer . Uji i nxehte  do të zhduke  dhe do të holloje kafen.

Ererat e djerses:

 Ndonjëherë ju mund te jeni të detyruar të qëndroni jashtë shtëpisë nga mëngjesi deri në mbrëmje, dhe kështu ne  këmisha dhe bluza shfaqen ato njollat e ​​shëmtuara te djerses. Një ilaç i menjëhershëm për të eliminuar shtresën e verdhë në zonën poshte kraheve është ai i hedhjes  të nje sasie te vogel 'te peroksidit te hidrogjenit ( ujit te oksigjenuar):
flluskat qe  formohen nga kontakti me papastërtitë  lehtësisht  çlirojne fibrat e tyre . Kini kujdes, ama me perpara kontrolloni se sa rrezistente eshte ngjyra ne keto rroba.


Toka dhe balta

 në një ditë me shi është e lehtë qe te ndoten rrobat ,si  fundet  pantallonat etj.. nga pikat e baltes pluhurit  te rruges . Pasi të thahen  fshini dhe ferkoni keto pika duke ushtruar pak presion mbi to me nje cope ,te cilen e lagim me uje te ngrohte ,ne menyre qe te depertoje thelle neper brendesi te saje


Vera:

 për njollat ​​e verës,si  të veres  se kuqe ashtu dhe asaj  të bardhë, duhet nderhyre menjehere sepse rrezikojne  të qëndrojnë në veshje edhe pas larjeve te shumta. Përgatitja e dhenia  e një zgjidhje vjen nga perzierja  e ujit me peroksidin e hidrogjenit (uji i oksigjenuar) raporti i perzieries eshte  50% te ujit dhe  50% te peroksidit te hidrogjenit.por gjithmone perpara perdorimit te kesaj mishele duhet bere verifikimi i  rezistencës  se ngjyrës;


Gjaku:

  mund të ju kete ndodhur  që të dëmtoheni  ose priteni me thike ,dhe disa pika gjaku kane rene mbi kemishe  . Për të hequr një njollë gjaku  qe është ende e freskët, perdorni  ujë të ftohtë per te pastruar ate . Por duhet te dini se ne kete rast nuk pedoret uji i nxehte ,per arsye se ka veti fiksuese .


Duke kaluar situatat e emergjences mund te rrekomandohen disa produkte natyrale perpara ciklit te larjes qofte ky me dore ose me lavatrice .Mbi shume te tilla keshillohet limoni mbi ato njolla te djerses qe nuk jane hequr nga larja me dore ose lavatrice mbas shume larjesh.Sepse aciditeti tipik i ketij fruti ka efektin qe te stakoje papastertine prej fibrave .Ne te njejten menyre mund ti drejtohemi uthulles se bardhe,per ti dhene zbardhesi rrobave te bardha ,si dhe per te mbajtur lavatricen te shendeteshme.Nje tjeter menyre eshte ajo e perdorimit te kripes koker madhe te hodhuar me uje ,per njollat e kafese ,te veres si dhe te pijeve te tjera te embla

.

Tags:

Regjistrohu

Regjistrohu per te rejat e fundit nepermjet email

© 2013 Kura popullore. All rights reserved.
Designed by SpicyTricks - Shared by Namcolians