• I keshillueshem ne rastet e anemise

  • Qipro

  • Snowalker

    per-shendetin-e-lekures-se-fytyres-tuaj

  • Howling

    Qumeshti i gjirit ben mrekullira

  • Sunbathing

    Bollguri

6/17/2014

Lëngu nga bima e grurit ndihmon në luftë kundër kancerit

Lëngu nga bima e grurit

 ndihmon në luftë kundër

 kancerit Lëngu i fituar nga 

bima i grurit, më saktë nga 

farat e grurit është

shpallur si super-pije për rini

 dhe bukuri. Yjet e Hollywoodit e pinë


për mëngjes, para jogës dhe në vend të pijeve energjike.



Lëngu nga bima i grurit ndihmon në luftë kundër kancerit

Mund të thuhet që trendi i tanishëm nuk është krejt i ri. Në


 botë kanë filluar të flasin për efektet shëruese të bimës së 

grurit që nga viti 1940. Ann Wigmore kishte deklaruar që 

ishte shëruar nga kanceri me ndihmën e kësaj pije. Pas 

shërimit, i është dedikuar studimit të kësaj bime shëruese

 dhe ka shkruar më shumë se 30 libra, duke përfshirë 

“Eliksiri i jetës” i cili merret me veçoritë çudibërëse të bimës 

së grurit.

Shkencëtarët janë interesuar për këtë ide dhe kanë kryer


 studimin i cili vërteton që lëngu i bimës së grurit ka veçori të

 cilat ndihmojnë në luftë kundër kancerit. Onkologët, po 

ashtu kanë zbuluar që farat e grurit ngadalësojnë rritjen e 

tumorit dhe reduktojnë numrin e metastazave.



Përfitimet për shëndetin

Shkencëtarët janë marrë vetëm me veçoritë e bimës së


 grurit kundër kancerit dhe jo sa efekt të dobishëm mund të

 kenë në trupin e shëndetshëm. Mirëpo, përbërja e lëngut

flet vetë: bima i grurit përmban më shumë se 90 lloje të 

mineraleve dhe vitaminave që i kërkon trupi i njeriut. “Lëngu

 i gjelbër” është po ashtu i dobishëm për shkak të

 aminoacideve, duke përfshirë dhe lysinën, që është 

përgjegjëse për lëkurën dhe flokët. Përbërja e 70 për qind të 
bimës së grurit është klorofil, ndërsa struktura e molekulave 

të klorofilit përkujton hemoglobinën, ashtu që në mënyrë 

aktive mbron nga radikalet e lira dhe sëmundjet 

kardiovaskulare. Farat e grurit përmbajnë më shumë se 400

 enzime.



Si ta bëni lëngun nga bima i grurit në shtëpi?

Ajo që është e domosdoshme për ju është të rrisni farat e


 grurit në parvazin e dritares, për çka nuk ju nevojitet 

ndonjë aftësi e veçantë. Farat e grurit (një filxhan apo gotë)

 i vendosni në enë me ujë ashtu që t’i mbulojë uji për rreth

 3-5 centimetra dhe lërini të qëndrojnë gjatë natës për rreth

12 orë, i mbuloni ose i lini në vend të errët. Mund të bëhen 

me flluska, shkumë dhe madje edhe t’u vijë era. Nëse ndodh

 kjo, mund t’i hidhni dhe të filloni përsëri nga e para apo t’i 

mbillni edhe ashtu, sepse ndodh që mund të mbijnë. Pas 

mbjelljes prisni derisa të rriten 10-2 centimetra dhe e preni

 bimën. Pastaj përzieni bimën me pak ujë në blender.



Pse duheni të pini vetëm lëng të freskët nga bima i grurit?

Është e padobishme që ta përgatisni lëngun më herët: 15 


minuta pas përgatitjes, aktiviteti i enzimave zvogëlohet,

 ndërsa një orë më vonë u humbet çdo gjurmë. Ekspertët

 për lëngje këshillojnë që të pihet në stomak të zbrazët

, fillohet me sasi të vogël e cila rritet gradualisht. Filizat e 

gjelbra mund të shtohen edhe në kokteje të gjelbra. Për

 shembull, nëse kombinoni avokadon, lëngun e mollës ose

 hani një apo më shumë lloje të produkteve të gjelbra (fara

 luledielli), do të fitoni alternativën vegjetariane për jogurt.

Tags:

Regjistrohu

Regjistrohu per te rejat e fundit nepermjet email

© 2013 Kura popullore. All rights reserved.
Designed by SpicyTricks - Shared by Namcolians