• I keshillueshem ne rastet e anemise

  • Qipro

  • Snowalker

    per-shendetin-e-lekures-se-fytyres-tuaj

  • Howling

    Qumeshti i gjirit ben mrekullira

  • Sunbathing

    Bollguri

6/22/2014

kure kundra renies se flokut

Disa mbeten pa flokë pa 

mbushur ende të 30-at 

dhe disa të tjerë plaken pa

 u rënë asnjë fije. Per 

përse ndodh kjo dhe si 

mund ta parandalosh një 

rënie të

 parakohshme të flokëve (apolecia)? Mjekësia

 alternative i hedh sytë nga përzierjet e ndryshme të

 bimëve dhe sugjeron mjaft kura që mund të krijohen

 dhe të aplikohen fare lehtë edhe në kushte shtëpiake

 dhe pa ndonjë kosto të lartë. Mjafton të ndiqen 

këshillat e mjekut dhe rezultatet nuk do të mungojnë 

të duken.

Rënia e flokëve

Rënia e flokut është fenomen i përhapur në të gjithë

 botën dhe shkaku kryesor nuk dihet, por shumë 

sëmundje influencojnë në rënien e flokëve, siç është:

 stresi, mungesa e një grupi vitaminash që nuk 

gjenden në ushqimet e përditshme, dhimbja e 

vazhdueshme e kokës dhe shkaqe të tjera ende të 

panjohura, infeksionet e brendshme ende të 

pazbuluara, mungesa e zinkut në organizëm, kur nuk 

bëhet mirë thithja e zorrëve, etj. Megjithatë, ka dhe

 disa shkaqe të tjera që lidhen me disa sëmundje siç 

janë: tifo, tuberkulozi, çrregullime hormonale,

 sëmundjet nervore, çrregullime në stomak, në zorrë

, sëmundje të lëkurës etj. Por jo vetëm këto. Shkaqe

 të tjera që mund të shkaktojnë rënien e hershme të

flokëve mund të jenë edhe trashëgimia, seksi

, përdorimi i kapeles, mungesa dhe gabimet në

 mirëmbajtjen e flokëve. Në gjendje normale flokët

 mund të fillojnë të bien në moshën 50 vjeç, e nuk 

zëvendësohen. Kurse alopecia është një sëmundje

 flokësh, që shfaqet në formë vatrash të rrumbullakëta

 ose vezake në kokë apo në fytyrë në formë harte.

 Gjithashtu, ata shfaqen edhe në mjekër, krejt pa 

qime, koka bëhet e lëmuar, e bardhë dhe pa cikatrice.

 Shpesh herë vatrat bashkohen me njëra-tjetrën. Ka 

disa mjekime popullore që ndihmojnë shumë për këto

 sëmundje që përmendëm më


Kurat popullore



Për patologjinë e rënies së flokëve ka shumë alternative mjekimi që mund të aplikohen. Një ndër më efikaset renditet ajo me hithër. Merrni 10 lugë gjellë me rrënjë hithre e 10 lugë gjelle më majat e saj, që hidhen në 2 litra ujë dhe ziejnë për 30-50 minuta. Pasi vaket dhe kullohet, lahet koka 2 herë në javë. Gjithashtu, një tjetër kurë është ajo që krijohet me 300 gramë palcë të kockës së kaut, 300 gramë vaj parafine. I futni në një tenxhere të vogël dhe këtë tenxhere e futni në një tenxhere më të madhe të mbushur me ujë të valuar në zjarr, në mënyrë që ato që keni futur në një tenxhere të vogël, mos të bien në kontakt me nxehtësinë e pllakës së sobës, por në kontakt vetëm me ujin e nxehtë, në mënyrë që brenda tenxheres së vogël të formohet një pomadë duke pasur kontakt vetëm me nxehtësinë e valës. Me këtë masë të krijuar lyeni kokën çdo darkë për 1 muaj rresht, dhe që brenda këtij muaji do të shikoni rezultatet, pasi do të fillojnë t’ju dalin flokët në vendet që kanë rënë apo rralluar. Gjithashtu, ju mund të aplikoni edhe një tjetër metodë. Merrni 2 kokrra qepe të grira imët. Hidhen në gjysmë litri raki rrushi. Shishja e mbyllur lihet 14 ditë në një vend të ngrohtë. Kullohet dhe me lëngun e qepës fërkohet koka çdo mbrëmje. Edhe shelgu i bardhë ka dhënë rezultate të mira në forcimin e rrënjës së flokut. Shelgut të bardhë i pritet vetëm lëkura; pra 5 lugë gjelle 250 ml alkool 76º. Lihet 8-10 ditë. Kullohet dhe me këtë i bëhet masazh lëkurës së kokës. Gjithashtu, për të parandaluar rënien e flokut mund të merrni edhe një lugë gjelle me barut të zi model tip 2. Përzieni me 1 lugë gjelle me hudhra të shtypura dhe pak pluhur tulle ose tjegull të kuqe. Kjo shërben për fërkim dhe ngacmim në lëkurë, që gjatë fërkimit dhe masazhit të ndihmojë dhe të nxisë daljen e flokut. Kjo bëhet 1-2 muaj, derisa të dalin flokët. Një tjetër kurë që mund të përdoret nga ata që vuajnë nga apolecia është ajo me hudhra dhe me mjaltë. Për lyerjen e kokës merrni 10 thelpinj hudhre dhe i shtypni shumë. Këto hudhra i përzieni me 2 lugë mjaltë të freskët. Të dyja këto lëndë i rrihni bashkë deri sa të marrin formën e një kremi mjekimi. Vazhdohet deri në shërim. Gjithashtu, edhe selvia është përdorur prej kohësh për forcimin e rrënjëve të flokëve. Merrni 5-6 kokrra të selvisë, copëtojini dhe ziejini në 500 ml ujë për 25-30min. Pasi kullohet, lyhet koka me këtë çdo darkë, duke bërë masazh dhe fërkim për 1-2 muaj rresht. Unë kam përgatitur një ilaç të ri me alkoolaturë për forcimin e rrënjës së flokut, eliminimin e zbokthit, dhe të yndyrës, duke i bërë masazh kokës çdo darkë për 10 min.

Tags:

Regjistrohu

Regjistrohu per te rejat e fundit nepermjet email

© 2013 Kura popullore. All rights reserved.
Designed by SpicyTricks - Shared by Namcolians