• I keshillueshem ne rastet e anemise

  • Qipro

  • Snowalker

    per-shendetin-e-lekures-se-fytyres-tuaj

  • Howling

    Qumeshti i gjirit ben mrekullira

  • Sunbathing

    Bollguri

2/12/2014

Si te zbardhesh dhembet me kura natyrale

Si te zbardhesh dhembet me kura natyrale


Kurat natyrale padyshim jane zhidhjet me te favorshme dhe me pak te kushtueshme per te qene te shendeteshem dhe te bukur, natyrisht pa pasur aspak nevoje shpenzimin e shume parave .vazhdo te lexosh
Le te shikojme se bashku se si mund te largojme efektin e zverdhjes e se si mund ti pastrojme ato me metodat e produktet natyrale.Nese po kerkoni nje buzeqeshje perfekte e dhembe super te bardhe ,provo ta kerkosh ate ne raftet e kuzhines dhe frigoriferit tend.Do te gjesh shume perberes natyral  me kosto te ulet te cilat  mund ti perdoresh per te zbardhur dhembet

Produkte natyrale me efikasitet te larte per dhembe te bardhe e te shendeteshem
Soda e bukes,limoni, gjethet e sherebeles,disa tipe frutash e shume produkte te tjera qe te gjithe ne i perdorim ne shtepite tona,jane zgjidhja me e mire per te zbardhur dhembet e verdhe e per te pasur nje higjene orale perfekte .Ja pra me poshte po paraqesim produktet me te mira natyrale pa demtuar zmaltin e dhembeve .

  • Soda e bukes:eshte aleati me i mire per te zbardhur dhembet e per te hequr njollat e verdha,merrni pak sode vedoseni mbi furcen e dhembeve dhe spazolojini ato.Rregulli i vetem eshte se nuk duhet abuzuar me kete lloj trajtimi ,por duhet perdorur vetem 1-2 here ne jave

  • Luleshtrydhja: mbi shume fruta te tjera  ajo eshte  vecanerisht e efekteshme per zbardhjen e dhembeve .Merrni nje luleshtrydhe shtypeni  e vendoseni mbi dhembe  ,mund te perdorni dhe furcen nese deshironi.Tuli i luleshtrydhes eshte nje zbardhues natyral i jashtezakonshem!

  • Lekura e bananes:dikush e klasifikon si frutin me te mire per zbardhjen e dhembeve ,megjithate do te mjaftonte nje cope lekure nga ajo e bananes qe te ferkohej mbi dhembe per me teper se1(nje) minute .Pjesa e brendeshme e lekures permban minerale si potasio e magnezi ,te cilet   ndihmojne  zbardhjen por per me teper dhe i bejne ato me te forte e te shendeteshem

  • Gjethet e sherebeles: nese keni nje bime te tille brenda nje vazoje ,ne shtepine tuaj  ose ne kopesht .bace  atehere mund te provoni kete bime e kure  natyrale per zbardhjen e dhembeve  kundra njollave te verdha.Merrni cdo mengjes nje gjethe te fresket nga kjo bime dhe pertypeni ne goje per me teper se 1(nje) minute,por ama kujdes qe te mos kaloni poshte si gjethen ashtu dhe lengun e saj.Mbas pertypjes ,peshtyni dhe shplani gojen me uje .Rrezultati i garantuar!

  • Uthulla e molles:eshte nje zbardhues i jashtezakonshem per zbardhjen e dhembeve .menyra e perdorimit konsiston si me furce dhembesh ashtu si edhe mund te shplahet goja me te

  • Limoni: ke dhembe te verdhe? pi shume cigare dhe te ben te ndihesh inferior ne buzeqeshje ? ne te dyja rastet mund te perdoresh limon per te zbardhur dhembet e hequr njollat e nikotines .Si mund ta perdorim ate ,presim limonin e shtrydhim dhe me lengun shplajme gojen ,ose ne te kundert mund te perdorim furcen e dhembeve ose ose me lekuren e limonit ferkojme dhembet

  • Limon-kripe: pezieni leng limoni dhe kripe ne proporcion 3 me 1, domethene marrim nje shembull 3 luge kafeje limon e 1 luge kafeje  kripe te imet .Lani dhembet me te lereni te veproje 1 minute  dhe shplani gojen me uje Perseriteni kete veprim cdo 2 ose 3 dite per te pakten dy jave ,dhe do te shikoni pozitivitetin mbi to

  • Lekura e portokallit:ashtu si ajo e limonit kryen te njejtin funksion ,merret nje cope lekure dhe me te nga ana e brendeshme ferkohen dhembet,dhe me kete menyre mund ti themi lamtumire njollave te verdha e nikotines

Tags:

Regjistrohu

Regjistrohu per te rejat e fundit nepermjet email

© 2013 Kura popullore. All rights reserved.
Designed by SpicyTricks - Shared by Namcolians