• I keshillueshem ne rastet e anemise

  • Qipro

  • Snowalker

    per-shendetin-e-lekures-se-fytyres-tuaj

  • Howling

    Qumeshti i gjirit ben mrekullira

  • Sunbathing

    Bollguri

1/05/2014

Vlerat kuruese te trendafilit te eger

                  
Tëndafili i egër është një bimë, që rritet 
 shkurre dhe vlerat e tij në kurimin e sëmundjeve 
jane të pallogaritshme
. Në mjekësinë popullore pjesët që ndihmojnë
 në lehtësimin e sëmundjeve
 janë frutet, që përftohen pas tharjes së luleve.
Frutet e trëndafilit të egër ndihmojnë mjaft në
 kurimin e disa prej sëmundjeve më të
 përhapura. 
Një ndihmesë të madhe
 u kanë dhënë të sëmurëve me anemi.
 Për rritjen e numrit të 
rruazave të kuqe në gjak dhe të
 hemoglobinës, mjekët
 këshillojnë që të sëmurët të pijnë 2 herë 
në ditë 
nga një gotë 
me çajin e përftuar nga frutet e copëtuara
 të bimës.

 Për përgatitjen e çajit nevojiten
 7 kokrra të copëtuara mirë të
 frutit, të cilat hidhen në
 një enë me ujë dhe lihet të zihen për 
10 minuta.Më pas ëmbëlsohet
dhe pihet çdo ditë para buke

Parandalimi
Rezultate të mira kjo bimë jep edhe në parandalimin e sëmundjeve të mushkërisë 
të shkaktuara
 nga ftohja ose pirja e tepërt e cigares. Shpesh dëmtimet në mushkëri 
shoqërohen me shfaqje
te kollës. Mënyra më e mirë për largimin e saj është çaji i tëndafillit. 
Çaji duhet të pihet
 disa herë në ditë deri në shërim të plotë, kur kolla të mos ketë lënë gjurmë.
 Ashtu si dhe
 shumë bimë të tjera, trëndafili i egër është një qetësues i shkëlqyer i
 dhimbjeve të stomakut 
dhe fryrjes së barkut gjatë ftohjes. Mjekët popullorë këshillojnë 2 gota 
çaj në ditë para buke
 dhe shqetësimet do të largohen shumë shpejt. Edhe për qetësimin e
 dhimbjeve të kokës
 me prejardhje nervore, ky çaj jep efekte të menjëhershme. 
Te njerëzit që vuajnë nga 
depresioni, këshillohet të pihet çaji i përftuar nga trëndafili.
 Pirja e çajit çdo ditë ndihmon
 në lehtësimin e situatës.

 Vaji

Jo vetëm frutet e bimës, por edhe vaji që nxirret prej gjetheve të saj ndihmon në
 kurimin
 e sëmundjeve. Rezultate të shkëlqyera jep në shqetësimet e tëmthit dhe
 rrit sasinë e 
lëngut në të. Gjashtë deri në 7 pika të vajit hidhen në gjysmë gote me ujë dhe
 pihet çdo
 mëngjes. Vaji këshillohet të përdoret edhe në qetësimin e dhimbjeve te femrat. 
Shumë 
i rëndësismëm është vaji i bimës në shërimin e plagëve kur shoqërohen 
me hemoragji. 
Në përbërje të vajit ekziston një substancë që mundëson mpiksjen e gjakut
 dhe ndalon
 hemoragjinë. Në këto raste lyerja e plagës 3 herë në ditë është shumë e
 rëndësishme.
 Trëndafili i egër ose Rosa canina, siç quhet në latinisht, është një bimë 
që mund
 të gjendet
 kudo ku ka shkurre dhe ka një përhapje të gjerë në të gjithë vendin.
 Kjo bimë
 mund të
 lulëzojë vetëm një herë në vit në muajin qershor. Frutet e saj janë të vetmet
 pjesë të 

bimës, që shërbejnë për kurimin e sëmundjeve.

Tags:

Regjistrohu

Regjistrohu per te rejat e fundit nepermjet email

© 2013 Kura popullore. All rights reserved.
Designed by SpicyTricks - Shared by Namcolians