• I keshillueshem ne rastet e anemise

  • Qipro

  • Snowalker

    per-shendetin-e-lekures-se-fytyres-tuaj

  • Howling

    Qumeshti i gjirit ben mrekullira

  • Sunbathing

    Bollguri

1/05/2014

Vitamina B9 / Si të marrësh sasi të mjaftueshme të Vitaminës B9 nga ushqimi?

Vitamina B9, që më shumë njihet si folate apo acid folik, 
është vitaminë që tretet në ujë dhe që bënë pjesë në
 familjen e vitaminës B. Vitaminat B ndihmojnë dhe
 përkrahin funksionet adrenaline, qetësojnë dhe
 mirëmbajnë sistem nervor të shëndetshëm, dhe janë 
të domosdoshme për procese kyçe metabolike. Folate
 në mënyrë të natyrshme gjendet në ushqime, kurse
 acidi folik është forma sintetike e folatës.Vitamina\
 B9 është e domosdoshme për zhvillim dhe rritje të
 njeriut, inkurajon funksion të duhur të trurit dhe nervave,
 dhe gjithashtu mund të ndihmoj në zvogëlimin të niveleve
 të homocisteine aminoacidit në gjak (nivelet e rritura të
 homocysteine janë lidhur me rritjen e rrezikut të
 sëmundjes së zemrës dhe goditjes). Acidi folik 
gjithashtu mund të ndihmoj kundër kancereve në mushkëri,
 zorrës, zverkut, e gjithashtu mund të ndihmoj në 
ngadalësimin e rënies së memories e shkaktuar nga mplakja.
Gratë shtatzëna kanë rritje të nevojës për acid folik: sepse
 ndihmon rritjen e placentës dhe fetusit, e gjithashtu ndihmon
 në parandalimin e disa defekteve të lindjes, veçanërisht ato
 të trurit dhe palcës kurrizore. Grat shtatzana dhe gratë e
 moshës për lindje duhet ta kenë parasysh dhe të jenë të
 kujdesshme të marrin acid folik mjaftueshëm (shih më poshtë
 për sasinë e rekomanduar për gra shtatzana).

Cilat janë shenjat e mangësisë së Vitaminës B9?

Mangësia është lidhur me defektet e lindjes, peshë e vogël e 
lindjes, humbje të shtatzanis, depresion, humbje të memories
, dhe cervical dysplasia (rritje abnormale e qelizave në 
sipërfaqe të qafës së mitrës). Alkoolistët, grat shtatzana, dhe
 ata që jetojnë në ambiente institucionale janë në rrezik më të
 madh të mungesës së kësaj vitamine B9.

Çfarë lloji dhe sa i duhet një të rrituri?

Sasia e rekomanduar për të rritur 
është 400 mikrogram.
 Dr. Weil në webfaqen e tij drweil.com 
rekomandon 400 mcg
 në ditë si pjesë e një suplementi 
B-complex që
 përmban
 spektër të plotë të Vitaminave B, përfshirë
 këtu biotin, 
tiamine,
 B12, riboflavin dhe niacin. Ai rekomandon
 se grate shtatzana apo
 ato që kanë lindë të diskutojnë dozën e
 Vitaminës B9 me
 gjinekologun e tyre.

Sa i duhet një fëmije?

Sasia ditore e lejuar për fëmijë nga 
mosha 0 deri në 6 muaj
 është 65 mikrogram; 7-12 muaj, 80 mikrogram; 1-3 vite,
 150 mikrogram; 4-8 vite, 200 mikrogram;
9-13 vite, 300 mikrogram.

Si të marrësh sasi të mjaftueshme

 të Vitaminës B9 nga ushqimi?

Spinaqi, perimet gjethe gjelbra dhe fasulet janë
 burim i mirë me
 këtë vitaminë ashtu sikur produktet e 
fortifikuara si lëngu i
 portokallit, pjekurinat dhe ushqimet e thata nga drithërat. Burime 
tjera natyrale me folate janë shparga, bananet, shalqiri (bostani), 
limonët, bishtajoret, tharmi dhe kërpudhat.

A ka ndonjë rrezik të lidhur me sasi/doza të

 mëdha nga Vitamina B9?

Acidi folik ka pak efekte anësore edhe atëherë kur merret në doza
 të mëdha. Edhe pse vetë acidi folik nuk është problem, suplemental
 acid folik mund të maskoj simptomat e pernicious anemia, 
sëmundje fatale që shkaktohet nga mungesa e vitaminës B12. 
Sasi të mëdha (mbi 15,000 mcg) mund të shkaktojnë probleme 
stomaku, çrregullim gjumi, reaksione në lëkur dhe krizë mjekësore (ngërç).

A ka diçka tjetër për të konsideruar?

Absorbimi i acidit folik të shtuar (suplement) zvogëlohet pak kur 
merret me ushqim. Absorbimi apo shterimi i acidit folik mund të 
ndodhë tek ata që tepër përdorin alkoolin, ata që përdorin sasi të 
mëdha të antacideve, ata që u janë përshkruar antibiotik, ata që 
marrin aspirinë në mënyrë kronike dhe në doza të mëdha, apo ato\
 që marrin kontraceptiv oral. Përveç tjerash, acidi folik ku rmerret së
 bashku me Vitaminë B12, mund të rrit rrezikun e maskimit të
 mangësisë së Vitaminës 12. Duhet pasur kujdes kur këto dy
 vitamina merren së bashku

Tags:

Regjistrohu

Regjistrohu per te rejat e fundit nepermjet email

© 2013 Kura popullore. All rights reserved.
Designed by SpicyTricks - Shared by Namcolians