• I keshillueshem ne rastet e anemise

  • Qipro

  • Snowalker

    per-shendetin-e-lekures-se-fytyres-tuaj

  • Howling

    Qumeshti i gjirit ben mrekullira

  • Sunbathing

    Bollguri

1/06/2014

Limoni,dhe kurat popullore te tije

Ka një numër shumë të madh të mjekimeve me bazë limoni, që këshillohet t’i përdorni si mjekime popullore. Lëngu i limonit furnizon trupin me vitaminë C dhe B, si dhe me minerale si: kalciumi, fosfori dhe magnezi.
Limoni ka edhe efekt antibakterial. Duhet të keni parasysh të zgjidhni limona të verdhë, që nuk kanë reflekse me ngjyrë jeshile.  Vlerat e limonit fillojnë të humbasin pas një jave, nëse i mbajmë në temperaturën e ambientit. Nëse i mbajmë në frigorifer, vlerat e tyre zgjasin më tepër (2-3 javë). Mjekimet popullore me bazë limoni janë:
Temperatura. Pini ujë të ngrohtë me limon kur duhet të ulni temperaturën. Lëngu ndihmon në uljen e saj, duke rritur djersitjen.
Infeksionet në grykë. Limoni ofron avantazhe antibakteriale, që ndihmojnë në trajtimin e infeksioneve të grykës. Pini një gjysmë gote lëng limoni para se të flini.
Dhembja e grykës. Zbutni dhimbjen e grykës, duke pirë një lëng limoni, shoqëruar me një lugë mjaltë. Për të bërë një shurup kurativ përzieni 4 lugë lëng limoni, një filxhan mjaltë dhe gjysmë gote vaj ulliri. Ngrohni përzierjen për 5 minuta dhe më pas hani nga një lugë çdo 2 orë.VAZHDO TE LEXOSH
Probleme në rrugët e frymëmarrjes. Trajtoni problemet e frymëmarrjes duke pirë ujë me limon, një mjekim ky që mund të ndihmojë një person që vuan nga astma, të marrë frymë më mirë.
Problemet e tretjes. Përzieni lëngun e limonit me ujë të ngrohtë për të trajtuar problemet e tretjes si: djegie të stomakut, parazitët, të vjellat dhe fryrjet.
Plagët e vogla. Ju mund të ndaloni hemorragjinë dhe të disinfektoni plagë të vogla, duke aplikuar mbi to një sasi të vogël lëngu limoni. Kjo edhe mund të shkaktojë pak djegie, por është në të mirë të shëndetit tonë.
Gjakrrjedhja nga hundët. Hidhni lëngun e limonit në një copë prej pambuku dhe e vendosni me kujdes tek hunda, kur është duke ju dalë gjak.
Kuroni reumatizmin. Meqenëse limoni përmban sasi diuretike, mund të përdoret për të kuruar reumatizmin dhe artritin. Për më tepër ai ndihmon në eliminimin e baktereve nga trupi.
Lëkura e fytyrës. Limoni mund të rinojë lëkurën e fytyrës. Lëngu ndihmon edhe në luftimin e shenjave të plakjes, si pikat e zeza apo rrudhat. Mjafton të lyeni fytyrën me lëngun e një gjysmë limoni të përzierë me një lugë mjaltë dhe ta lini të veprojë për 10-15 minuta.
Dhembja e dhëmbëve. Vendosni lëng të freskët limoni mbi dhëmbin që ju dhemb, për të hequr dhembjen
Gjakderdhja nga mishrat e dhëmbëve. Masazhoni me lëng limoni mishrat, për të ndaluar gjakrrjedhjen. Lëngu mund të heqë edhe erën e keqe që shkaktohet nga mishrat e dhëmbëve.

Tags:

Regjistrohu

Regjistrohu per te rejat e fundit nepermjet email

© 2013 Kura popullore. All rights reserved.
Designed by SpicyTricks - Shared by Namcolians