diets

Loading...
2/24/2018

Shafrani i Indisë : kundër dhimbjes më i efekteshem se paracetamoli dhe ibuprofeni

Shafrani i Indisë do të ishte një kure  popullore e shkëlqyer  natyrale për të lehtësuar dhimbjet në rast të lëndimeve sportive.

Do të ishte më i efekteshem  sesa ilaçet më të zakonshme, siç janë paracetamoli ose ibuprofeni.


Një  mbështetje e këtyre  pohimeve  të veçanta  për shafranin e  Indisë  vjen nga  një studim i kryer nga kompania farmaceutike milaneze Velleja Research. 

Është parë që gjatë tre javëve, duke u perdorur  kurkumina, një komponent kyç i erëzave indiane, heq dhimbjen e lojtarëve dhe sportisteve sic jane pershembull ata te rregbise ,nje lloj sporti pak i rend ky dhe ku mund te jete me i lehte sforcimi i muskujve nga lendimet ne fushe  . 

Sic ndodh zakonisht kur personat e interesuar kurohen ose me mire te themi perdorin paracetamolin dhe ibuprofenin per te lehtesuar dhimbjet. Ne te kundert perdorimi i sharfanit  rezulton shume pozitiv dhe pa efekte anesore .

Studiuesit argumentojnë se kurkumina gjithashtu mund të sjellë përfitime të shumta për ata që vuajnë nga problemet  inflamatore, të tilla si artriti, duke shmangur ndërlikime që lidhen me trajtimet e ndryshme me ilace. Komponenti i shafranit është përdorur gjithashtu si një ilaç bimor për disa sëmundje të zemrës.

Dr. Francesco Di Pierro, autor i studimit, ka theksuar mundësitë e shumta të ofruara nga shafranët në trajtimin e çrregullimeve të caktuara.

Ky studim sugjeron që një produkt me baze shafranin  mund të jetë një ilaç premtues i sigurt analgjezik në kushtet osteo-muskulare të dhimbshme që lidhen me aktivitetin fizik të fortë.



  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Shafrani i Indisë : kundër dhimbjes më i efekteshem se paracetamoli dhe ibuprofeni Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION