diets

Loading...
1/08/2018

Proteinat: A e dini se sa duhet të hani për t'u ndier mirë?

Ngrenia e proteinave  është thelbësore për mirëqenien e trupit tonë. 


Para së gjithash, ato janë thelbësore për muskujt tanë: dhe na  ndihmojnë neve  për t'i ndërtuar dhe riparuar ato. Por proteinat na japin gjithashtu energji dhe forcojmë sistemin imunitar.

Kohët e fundit ne pergjithesi  tek njerëzit po ndihet nje   mungesë e proteinave për shkak të bumit të dietave vegjetariane dhe vegane. Jo se perimet  nuk i përmbajnë ato, por ne duhet t'i kushtojmë më shumë vëmendje ketij aspekti ,duke thelluar njohurite per produktet  ushqimore qe duhet te asimilojme.

Futja  e proteinave bimore ju ndihmon të ndjeheni më mirë

Ngrenia e me teper produkteve vegjetale sic jane  drithërat dhe bishtajoret, prej   kohesh  është përfshirë në udhëzimet e parandalimit të shumë sëmundjeve, si  diabeti, problemet kardiovaskulare, deri në shumë forma të kancerit.

Tani  sipas nje studimi te ri te bere nga Harvard Medical School në Boston konfirmohet se ngrenia  e  proteinave bimore ul rrezikun e vdekjes së parakohshme, në krahasim me atë që ndodh  kur ne hame proteina  me origjinë shtazore (sidomos rreziku shtohet nëse shoqërohet me nje  mënyrë  jetese me te komplikuar  si pirja e duhanit , perdorimi i  alkolit,  dhe te  qenit i  mbipeshë dhe duke bërë pak ose aspak aktivitet fizik).

Hulumtimi

Studimi, i botuar në revistën Jama Internal Medicine, analizoi të dhënat e dy hulumtimeve masive të Amerikës së Veriut qe monitoruan  zakonet e të ngrënit të më shumë se 130,000 personave për 32 vjet rresht. Midis tyre, 85,000 ishin gra, me një moshë mesatare 49 vjeçare. Hulumtuesit dhe kerkuesit shkencore shqyrtuan rrezikun e vdekjes qe i vjen nje njeriut ne pergjithesi  nga të gjitha shkaqet dhe ne menyre specifike  për shkaqe të veçanta, në ata që hanin dhe konsumonin  më shumë proteina shtazore dhe grupin tjeter te cilet ne dietat e tyre  konsumonin më shumë perime.

Rezultatet

Marrja mesatare e proteinave ishte 14% për ato me origjinë shtazore dhe 4% për ato bimoret. Rezultatet ishin të dukshme. Pas përshtatjes së të dhënave me faktorët kryesorë të mënyrës së jetesës dhe rrezikut të ushqimit, çdo rritje prej 10% e proteinave shtazore në kaloritë totale u shoqërua me një rrezik  dhe rritje  prej 2%  te vdekshmerise   për të gjitha shkaqet dhe  + 8% për vdekjet e shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare.

Përkundrazi, është treguar se të hahet më shumë proteina bimore zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme me 10% për të gjitha shkaqet, me një rritje të thjeshtë prej 3% në totalin e kalorive. Përsa i përket vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, rreziku reduktohet me 12 për qind.

Zëvendësimi i proteinave shtazore, sidomos ato nga mishi i kuq i përpunuar, me proteina bimore, mund të japin përfitime të konsiderueshme për shëndetin.


  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Proteinat: A e dini se sa duhet të hani për t'u ndier mirë? Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION