loading...
1/29/2018

Pozicione te Yogas per tu relaksuar : 5 ushtrime te thjeshta per te filluar

Stresi dhe ankthi janë probleme të zakonshme për shumë njerëz. Shumë ritme të zemëruara të jetës shpesh përfundojnë duke kompromentuar ekuilibrin natyror psiko-fizik, pasojat e të cilave sjellin dobesimin  e mbrojtjes imune ndaj pagjumësisë. Kur nuk është e mundur që të ndërhyjmë në rrënjë të problemit, atëherë si mjet  kurimi alternativ  hynë në lojë yoga.

Praktika e yogas është një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur ose per tu kthyer ne  formë e cila  nuk kërkon përgatitje  të veçanta  për ta praktikuar . Kerkohet vetem vullneti i mire konstant ne perseritjen e ushtrimeve si dhe gjithashtu aftesia per te degjuar trupin  .

 Ushtrime te Yogas  për të reduktuar stresin: 5 pozicione efektive

Mos harroni gjatë ushtrimeve, të cilat mund të bëhen në mënyrë sekuenciale domethene me sekuenca  individuale (te ndara) , të përqendroheni në frymëmarrjen tuaj dhe të mendoni për imazhet që ndjellin ndjenja pozitive te ju. Kohëzgjatja e ushtrimeve ndryshon, dhe nuk është specifikuar, në lidhje me arritjen e nivelit të nevojshëm të përqendrimit.

1 - Pozicioni i parë është Anjali Mudra, një nga më të thjeshtat dhe gjithashtu i përshtatshëm për fillestarët. Para së gjithash, ju duhet të uleni me këmbët tuaja të kryqezuara dhe te bashkoni  duart  duke përputhur pëllëmbët dhe  gishtat e gjata,  afër njëri-tjetrit pranë zemrës.Merrni fryme   ngadale dhe thellë kjo do t'ju ndihmojë të relaksoheni,eshte njesoj  si dhe t'i mbyllni sytë duke menduar për imazhe që kujtojnë emocione pozitive. Qëllimi është tju  sjellë drejt ekuilibrit;



















2 - Pozicioni  i  dytë është Sukhasana. I njohur gjithashtu si "Pozicioni i thjeshtë",ndryshe nga  pozicioni i mëparshëm, ndryshon ai i kraheve  ndërsa pozicioni i trupit dhe i këmbëve është i pandryshuar. 

Kalimi në këtë ushtrim të dytë është  shumë i thjeshtë, ajo qe duhet te beni eshte vetëm sjellja e secilës prej duarve në gjurin e seciles ane, duke mbajtur palmat lart dhe bashkuar gishtin e madh te cdo dore me gishtin tregues.

 Mbani shpinën drejtpërsëdrejti për të paktën 60 sekonda, duke rikujtuar gjithmonë të merrni frymë butësisht dhe të kërkoni përqendrim maksimal në rrugën tuaj meditative. Kjo metode sjell përfitime jo vetëm në drejtim të stresit dhe ankthit, por edhe për shëndetin e shtyllës kurrizore, si dhe lehtësimin e lodhjes fizike dhe mendore;






3 - Pozicioni  i tretë quhet Marjaryasana. Ky pozicion te kujton shumë qëndrimin e marrë nga macet, aq shumë sa që quhet edhe "Pozicioni i  maces".
Fillon duke mbajtur gjunjët dhe pëllëmbët e duarve në tokë, duke e ngrehur  lart kurrizin dhe duke drejtuar kokën poshtë. Krahët duhet të jenë në shpatull ndërsa gjunjët janë të vendosen  me ijet (belin). Efektet e prodhuara ne kete pozicion  janë ,një masazh i lehtë në shpinë ( shtyllen kurrizore) dhe në organet e brendshme të barkut, me një efekt të fuqishëm kundër stresit dhe një ndihmë të dobishme në veçanti për traktin e tretjes;










4 - Pozicioni i katërt i cili quhet  Bitilasana ose "Pozicioni i  lopës"

Gjithashtu dhe në këtë rast kalimi i pozicionit është shumë i thjeshtë dhe do të jetë e mjaftueshme për të invertuar  harkun e tërhequr  mbrapa te kurrizit  . Në këtë rast trupi do të jetë i palosur poshtë, ndërsa koka  do të kthehet lart. Ky pozicion  shërben për të qetësuar nervat, për të ribalancuar emocionet dhe për të promovuar mirëqenien e organeve të barkut, veshkave dhe gjëndrave të veshkave;


5 - Uttana Shishosana është emri i pozicionit të pestë, i njohur edhe si "Pozicioni i qenushit të relaksuar". Praktikohet duke vendosur gjunjët në tokë, ijet ose beli pak mbrapa nga gjunjet , me krahët dhe trungun e shtrirë plotësisht përpara dhe duke qëndruar në tokë. I dobishem ky pozicion  sidomos në rast të stresit kronik dhe pagjumësisë, është shumë i dobishem në zgjatimin (shtriqjen ) e  shpinës  dhe të tonifikon trupin.




  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Pozicione te Yogas per tu relaksuar : 5 ushtrime te thjeshta per te filluar Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION