diets

Loading...
1/13/2018

Gripi : disa cajra dhe infuze per ta luftuar ate.

Gripi është dhe konsiderohet nje  sëmundje  dimrore   Njohja e metodave të infeksionit është e rëndësishme, në mënyrë që të minimizohen shanset për t'u sëmurur, si dhe të identifikohen shpejt simptomat.

Në shumicën e rasteve, tek te semuret ndjehen dhimbjet e   fytit, ethet, kollitjet, dhimbjet e  muskujve, rrufa ne hundë të ftohurit  , të cilat mund të krijojne keputje dhe  lodhje, ulje te oreksit dhe dridhje të ftohtit. Më pak e zakonshme është paraqitja e te  vjellave  / ose diarresë.


Duke pasur parasysh natyrën virale të gripit, antibiotikët janë krejtësisht joefektivë, ndërkohë që është e rëndësishme që të përforcohet sistemi i  mbrojtjes trupore ose ndryshe i thene sistemi imun   për të ndihmuar trupin të fitojë betejën me virusin e parë. 
Disa cajra  bimore mund të ndihmojnë për të stimuluar sistemin imunitar dhe për të zbutur simptomat e ndryshme te gripit  sezonal.

Cajra kunder gripit

Në trajtimin e gripit dhe simptomave te tij, qëllimi kryesor është të pastrojmë rrugët e frymëmarrjes dhe të forcojmë sistemin imunitar. Këtu po paraqesim disa cajra   bimor që mund të ndihmojnë trupin të riperterihet:

Çaji bimor, me sharfan indie, xhenxhefil dhe mjaltë - 



Një kurë e vërtetë - në te gjitha  rastet e  gripit. Ky çaj bimor paraqet në veçanti karakteristikat antioksiduese, anti-inflamatore dhe analgjezike tipike të shafranit, që provojnë efektivitetin në përforcimin e sistemit imunitar, në trajtimin e dhimbjeve të kyceve dhe nyjeve ky caj  gjithashtu rrekomandohet  veçanërisht në rastin e një ftohjeje.

 Efektet përfituese garantohen gjithashtu nga xhenxhefili dhe mjalti, ky i  fundit  domedhene mjalti  eshte  gjithashtu  një fuqizues natyral, i dobishem për shembull për trajtimin e dhimbjes së fytit. 

Përgatitet duke përzier një lugë çaji me shafran te Indisë dhe disa feta xhenxhefil të freskët në një gotë me ujë të valuar. Lëreni të veproje dhe te leshojne extraktet e tyre  për 10 minuta, filtrojini dhe shtoni një lugë çaji me mjaltë .

Çaji i xhenxhefilit dhe çaji i kanellës -


Behet fjale për një kure  që shfrytezon  plotësisht  vetitë mukolytike  kundra kattarrit ku xhenxhefili   konsiderohet  shume i  dobishem për  pastrimin e  rrugëve te frymëmarrjes si në rastet  e kolles me gelbaze ose ne kongjestionin  hundor.

 Nga kanella do të shfrytezohen  karakteristikat antiseptike, të cilat do të favorizojnë një shërim më të shpejtë nga simptomat e të ftohtit.
 1 gram kanellë dhe një lugë çaji xhenxhefil të tharë përgatiten për rreth 5-6 minuta.
 Pas kalimit te  kohës se nevojshme  filtrohet dhe konsumohet para se të ftohet.

Çaji bimor i trumzës -



 Ai ka veti dizinfektuese dhe anti-inflamatore, duke favorizuar një dizinfektim natyral të zgavrës se gojës. Përdoret kryesisht për shkak të vetive balsamike dhe ekspektorante qe ka.
 Përdoret në rastet e  trajtimit te ftohjes, kollitjes, astmës (azmes) dhe bronkitit.

 Ai përgatitet duke shtuar 3 gram gjethe të thata në një gotë me ujë të valuar, duke i lënë  për rreth 10 minuta.
 Filtrohet dhe konsumohet i ngrohte. Nëse ju pëlqen, ju mund të shtoni dhe disa gjethe nenexhik.

Infuz me eukalipt - 


Ky infuz bazon efektivitetin e tij në vetite balsamike, ekspektorante, anti-inflamatore dhe antibakteriale të eukaliptit. Kjo bimë aromatike përdoret në trajtimin e simptomave më të zakonshme të gripit.

  Përgatitet duke shtuar 3 gram gjethe të thata në një gotë me ujë të valuar, lehet ne gjendje qetesie  per rreth 10 minuta  i mbuluar , në mënyrë që të mos humbase komponentët dhe avujt e tij. Pas pergatitjes   filtrojeni dhe thithni avujt e prodhuar nga lëngu, ju mund ta perdorni ate dhe si nje caj normal per tu pire ,sigurisht qe pihet i ngrohte.





  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Gripi : disa cajra dhe infuze per ta luftuar ate. Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION